Bajerni nuk e lejon, por Levandovski mund të largohet kur të dojë. Ja çfarë thotë rregullorja për rastin e polakut

“Nuk dua të luaj më për këtë klub”, ishin fjalët e Levandovskit pak ditë më parë, tani është radha e Bajernit. Pyetjet që bëhen në “Säbener Strasse” janë mjaft të qarta: A do ta shesë Bajerni apo do ta detyrojë Levën të luajë deri në fundin e kontratës së tij? Nëse është e nevojshme, Levandovski mund të përdorë edhe mjete ligjore.

LEVANDOVSKI

Në vitin 2005, nën presionin e Komisionit të BE-së, FIFA përfshiu paragrafin 17 në rregulloret e saj. Këtu thuhet se kontratat mund të lidhen maksimumi për pesë vjet dhe se këto mund të ndërpriten në mënyrë të njëanshme nga lojtarët mbi moshën 28 vjeç pas tri vitesh dhe nga lojtarët më të vjetër pas dy vitesh. Lojtari mund ta bëjë këtë dy javë pas përfundimit të sezonit. Po kështu, Andi Uebster u ankua në 2006-ën nga kontrata e tij me “Heart of Midlothian” dhe kaloi tek Uigan Atletik.

A do të veprojë edhe Leva kështu? Varet se si do të jetë reagimi i klubit gjerman. Sido që të jetë, telenovela duket se po lë gjurmë edhe te bashkëlojtarët e tij (ende) në Mynih. “Unë mendoj se ishte një histori e pabesueshme suksesi për Bajernin dhe Levën në përgjithësi. Për të treguar respekt, do të isha i lumtur nëse të dyja palët do të largonin emocionet dhe do të gjenin një zgjidhje të mirë për njëri-tjetrin”, theksoi dje Leon Gorerecka në një intervistë për “Sky”. Ish-drejtuesi i kombëtares polake, Çezari Kuharski, tha se:

“Këto dënime janë të dhunshme. Zemra e tij nuk është më me Bajernin”. Sigurisht që nuk ka të bëjë më me paratë. Në atë kohë, kur ai qëndroi te Borusia Dortmund për një vit, ai ishte ende i ri dhe ishte i frikësuar. Tani ai është një lojtar me përvojë dhe e di se çfarë dëshiron. Topi tani është në fushën e klubit gjerman, i cili me shumë mundësi do ta lërë polakun të ikë pasi siç kuptohet dhe nga rrethanat, do ta ketë të pamundur për ta mbajtur.

Arena e Lajmit


Loading…

Bajerni nuk e lejon, por Levandovski mund të largohet kur të dojë. Ja çfarë thotë rregullorja për rastin e polakut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook