Dëmtohet rëndë në kokë duke notuar në pishinë në Sarandë, i riu dërgohet me urgjencë te “Trauma”

Trauma

Një 30-vjeçar nga Dibra është dëmtuar rëndë në kokë, teksa ka qenë duke notuar në pishinë, në Sarandë.

Policia njofton se i riu është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Burimet për BalkanWeb bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Mariglen Jaho, i cili pas hedhjes në pishinë ka thyer një kockë të fytyrës.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në mesditë, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Dibër, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në kokë, duke notuar në pishinë. 30-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Dëmtohet rëndë në kokë duke notuar në pishinë në Sarandë, i riu dërgohet me urgjencë te “Trauma”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook