EKSKLUZIVE/ Arrihet akordi, lideri i Partizanit drejt rinovimit të kontratës

Alban Hoxha është një nga lojtarët në fund kontrate te Partizani dhe e ardhmja e tij do të jetë në dyshim deri në momentin kur klubi të njoftojë zyrtarisht firmën me të.

Alban Hoxha

Gjithsesi, gazeta mëson nga burime pranë klubit se palët kanë arritur një akord paraprak për rinovimin edhe për një vit tjetër.

Ka pasur një bisedë, ku drejtuesit dhe 34-vjeçari kanë shprehur njëzëri dëshirën për të vazhduar, por deri më tani negociatat janë pikërisht në këtë pikë, te marrëveshja verbale.

Në ditët në vijim pritet që kavajasi të ulet me kryesinë e Partizanit për të diskutuar kushtet financiare të kontratës së re.

Në rast divorci, Hoxha ka disa oferta në tavolinë dhe do të niste shqyrtimin e tyre.

Arena e Lajmit


Loading…

EKSKLUZIVE/ Arrihet akordi, lideri i Partizanit drejt rinovimit të kontratës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook