Gazetarja Anila Hoxha publikon fotografitë e ish-kryebashkiakut të Dibrës, Muharrem Rama, para Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ku u thirr sot për arsye që mbeten ende misterioze.
Në fotot e publikuara nga gazetarja Hoxha, shihet ish-kryebashkiaku para SPAK-ut, ndërsa në xhepin e pantallonave ka një 2 mijë lekëshe.
“Ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës ishte aq i emocionuar kur po hynte në prokurori, sa dhe 2 mijë lekëshja që kishte në xhep deshi të dalë nga astari”, shkruan gazetarja.
Arena e Lajmit