Nga qendra stërvitore te trajneri, kontratat dhe përforcimet/ Katër çështje të rëndësishme për t’u zgjidhur nga Dinamo

Puna për Dinamon e re është hapur në shumë fronte. Për momentin nuk ka asnjë vendim zyrtar nga drejtuesit e klubit kryeqytetas.

DINAMO

As largimi i trajnerit Rodolfo Vanoli, që duket fakt i kryer, nuk ka marrë ende formë zyrtare. Por jo vetëm kaq. Blutë kanë të paktën 4 çështje të rëndësishme për të zgjidhur për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm, ku duhet të luftojnë për rikthimin në Superiore. Që nga selia e tyre e deri te përforcimet.

SELIA – Për t’i bërë gjërat si duhet, blutë duhet të sigurojnë së pari një shtëpi. Pra, të kenë selinë e tyre, një vend stabël ku mund të stërviten gjatë gjithë vitit pa limit oraresh.

Sezonin e fundit Dinamo u stërvit në Pezë-Helmës dhe në kompleksin “Football Republic”.

Çështja e shtëpisë së re të Dinamos është diskutuar shpesh dhe presidenti Adrian Bardhi ka dashur ta zgjidhë sa më parë atë, por nuk ka konkluduar deri tani. Kjo çështje është edhe aktualisht një nga përparësitë e drejtuesve të Dinamos.

TRAJNERI – Një tjetër çështje e rëndësishme është ajo e trajnerit. Gazeta ka mësuar se objektivi i bluve është Tomas Brdariç, ish-trajneri i Vllaznisë, çka e bën të mbyllur aventurën e italianit Rodolfo Vanoli, edhe pse ende nuk ka një vendim zyrtar.

Kjo çështje pritet të marrë zgjidhje shumë shpejt te blutë. Aktualisht ekipi po stërvitet nga ndihmëstrajneri Erjon Xhafa, ndërsa prej trajnerit të ri do të varen edhe lojtarët që do të vijnë te Dinamoja. Aksioneri i ri i bluve, Kristjan Gjidoda, duket se do të bëjë edhe rolin e drejtorit sportiv te Dinamoja.

KONTRATAT – Një çështje delikate është ajo e zgjidhjes së kontratave me lojtarët që për funduan sezonin me Dinamon. Janë shumë lojtarë që kanë edhe një apo dy vjet kontratë, kështu që për prishjen e parakohshme të saj duhet një marrëveshjes e dyanshme.

Për momentin nuk ka asnjë lojtar që ta ketë mbyllur zyrtarisht aventurën me Dinamon.

Klubi vendosi që stërvitja të vazhdojë deri më 15 qershor dhe të gjithë po i qëndrojnë korrektë këtij vendimi.

PËRFORCIMET – Përderisa shumë lojtarë pritet të largohen, rrjedhimisht duhen bërë edhe afrime, në mënyrë që Dinamo të jetë më e sigurt në misionin e rikthimit në elitë.

Kjo është çështja e fundit ndoshta për nga rëndësia, por gazeta mëson se puna ka nisur edhe në këtë drejtim. Bluve u lind nevoja për të fuqizuar të tria repartet, por veçanërisht sulmin, ku hasën shumë vështirësi në Superiore.

FATJON RUPI – Arena e Lajmit


Loading…

Nga qendra stërvitore te trajneri, kontratat dhe përforcimet/ Katër çështje të rëndësishme për t’u zgjidhur nga Dinamo

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook