Paraqitje bindëse në Rumani, ish-kapiteni i Tiranës merr vendimin për të ardhmen

Idi Batha ka zgjedhur të qëndrojë në Rumani. Mesfushori ka zgjatur kontratën me skuadrën e UTA Arad dhe do të luajë edhe sezonin tjetër në kampionatin rumun.

idriz batha

Batha ka bindur në aventurën e tij të parë jashtë Shqipërisë. Ish-mesfushori i Partizanit dhe Tiranës ka arritur të gjejë vend në formacionin stabël dhe me paraqitjet e tij këtë sezon ai ka bindur drejtuesit për rinovimin e kontratës.

Ai shihet në postimin e klubit, teksa është mes lojtarëve që kanë rinovuar. Batha e mbylli këtë sezon futbollistik me 33 ndeshje të luajtura me një total prej 2763 minutash.

Arena e Lajmit


Loading…

Paraqitje bindëse në Rumani, ish-kapiteni i Tiranës merr vendimin për të ardhmen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook