Sot shqyrtohet në gjykatën e Fierit kërkesa e Prokurorisë Fier me objekt: “Dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të personit nën hetim Klodian Çalamani, i akuzuar për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” viktimë e të cilës mbeti 8-vjecari Mateo Vasiu.
Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se gjykata dhe zona përreth është blinduar në pritje të mbërritjes së autorit.
Ndërkohë sot është marrë edhe vendiomi mbi pranimin ose jo të kërkesës së prokurorisë dhe dërgimin e çështjes për gjykim.
Gjyqtarja e Seancës caktoi si mbrojtës kryesisht për të pandehurin Calamani Avokatin Denid Hajdëraj, i zgjedhur nga lista e gadishmerisë së avokatëve . Gjykata vijoi gjykimin në mungesë të trashëgimtarëve të viktimës, të cilët kishin dijeni për gjykimin dhe nuk u paraqitën.
Në përfundim të giykimit Prokurore Suela Beluli kërkoi pranimin e kërkesës për dërgimin për gjykim të cëshjes penale në ngarkim të të pandehurit Calamani. Avokati Haidërai shprehu dakortsinë me kërkesen e prokurores.
Gjyqtarja e Seancës Paraprake Erlanda Agai vendosi dërgimin për gjykim të cështjes penale në ngarkim të të pandehurit Klodian Calamani. Kësaj séance i paraprinë masa të shtuara sigurie, ndërsa policia blindoi gjykatën e Fierit.
Kujtojmë se nga hetimet paraprake rezultoi e provuar se në datën 16.11.2021 babai i Mateo Vasiut, ka bërë kallëzim penal rreth orës 14:58 pasi është njoftuar në telefon nga bashkëshortja se djali i mitur nuk ka ardhur në banesë dhe nuk dihej vendndodhja e tij, duke dhënë dhe karakteristikat e fëmijës dhe veshjen e tij.
Menjëherë pasi është marrë kallzimi penal Nr.1262, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë shkuar në fshatin Grecalli, ku kanë kryer verifikime dhe kontroll territori.
Është bërë identifikimi i biçikletës që përdorte viktima dhe ka rezultuar se një të tillë e dispononte i dyshuari Klodian Çalamani banor i këtij fshati, i cili e kishte banesën rreth 100m larg banesës së të miturit.
Gjatë kontrollit të banesës është dalluar një pjesë toke e punuar ku pas gërmimit u gjet trupi pa jetë i viktimës. Në këto kushte, është bërë prangosja dhe shoqërimi i të dyshuarit Klodian Çalamani.
Në analizë të të gjitha provave të grumbulluara, rezulton e provuar se i pandehuri, para se të kryente veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit” të parashikuar nga neni 79 germa “a”, ka konsumuar fillimisht veprën penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë, të parashikuar nga neni 100/2 i K.Penal.
Pas kryerjes së aktit homoseksual me dhunë ndaj të miturit, i pandehuri Klodian Çalamani, ka kryer vrasjen me sende të forta kazëm e lopata.
Arena e Lajmit