Skuadra e Kategorisë së Parë nuk po pushon, gjashtë lojtarë vazhdojnë stërvitjen

Tërbuni është zyrtarisht me pushime, po stërvitja nuk është ndalur. Një pjesë e mirë e lojtarëve po vazhdojnë punën individualisht. Është Armando Mezini që e zbulon këtë, në një bisedë me “Panorama Sport”:

TERBUNI

“Pavarësisht se jemi me pushime, bashkë me Vilson Lilën, Skënder Lilajn, Migen Metanin, Donald Saliajn dhe Florian Peqinin po stërvitemi.

Ne jetojmë në Tiranë dhe të organizuar po vazhdojmë punën, për të ruajtur formën sportive.

Bëmë një garë të bukur dhe arritëm deri në ndeshjet e ‘play off’-it, ndonëse nuk e kaluam dot Apoloninë. Kjo na pengoi që të matnim forcat më pas me Egnatian.

Gjithsesi, realizuam objektivin. Ekipi ka nevojë për ndonjë afrim dhe sigurisht që drejtuesit do të përforcojnë ato reparte që kanë nevojë.

Besoj se në qershor do të grumbullohemi. Tërbuni për mua është shtëpia e dytë dhe sigurisht që do të firmos me shumë dëshirë. Drejtuesit dhe presidenti Gjon Gjoni kanë qenë shumë korrektë me ne.

U jemi borxhlinj, por do të punojmë shumë për t’ua shpërblyer sezonin e ri”.

DITMIR PEMA – Arena e Lajmit


Loading…

Skuadra e Kategorisë së Parë nuk po pushon, gjashtë lojtarë vazhdojnë stërvitjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook