Totenhemi i Antonio Kontes duket se nuk po humb kohë në ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, ku pas transferimit të Ivan Perisiç, anglezët duket se janë shumë pranë arritjes së akordit me Barcelonën për mbrojtësin francez, Lenglet.
Sipas raportimeve nga “Esport3”, marrëveshja mes palëve pritet të finalizohet në orët e ardhshme, me trajnerin e katalanasve Çavi që e lejoi vazhdimin e operacionit pas konsultimit me klubin.
Formula e transferimit pritet të jetë ajo e një blerje të detyrueshme pas një periudhe 2-vjeçare huazimi, me Konten që do të ketë më në fund kështu përforcimin e shumëkërkuar në mbrojtje.
Arena e Lajmit
Loading…