ZYRTARE/ Junajtid “i tregon derën” veteranëve, i larguari i radhës është mesfushori 34-vjeçar

Pas largimeve të Pol Pogbasë dhe Xhesi Lingard ditën e djeshme, tani Mançester Junajtid njofton “divorcin” edhe me një tjetër “veteran” të skuadrës.

HUAN MATA

Huan Mata ka përshëndetur Mançesterin pas 8 vitesh, ekzatësisht që nga viti 2014 kur erdhi nga Çelsi.

34-vjeçari nuk do të rinovojë me “Djajtë e kuq” dhe do të dalë një lojtar me parametra zero pas skadencës së kontratës.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi nga Mançesteri me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

Gjatë sezonit që përfundoi, spanjolli u aktivizua gjithsej në Premier Ligë në 7 ndeshje pa mundur dot të shënojë gol dhe të dhurojë asist për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

ZYRTARE/ Junajtid “i tregon derën” veteranëve, i larguari i radhës është mesfushori 34-vjeçar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook