Luis Enrike nuk ka evituar dot batutat pas ndeshjes së Ligës së Kombeve që Spanja barazoi ndaj Portugalisë. Trajneri i spanjollëve u tall para mediave se barazimi ishte logjik pasi dy vendet bashkëpunonin për të organizuar së bashku Botërorin 2030.
“Kam mbetur pa zë, sa për ndryshim… Ekipi u paraqit mirë, më pëlqeu. Ka qenë një ndeshje që i ngjante atyre të mëparshmeve. Mund ta fitonim por edhe të humbnim. Ka një pakt mosagresioni pasi duam që të organizojmë një Botëror bashkë… Po tallem”, tha ai duke qeshur para kamerave.
“Në këto ditë do të përdorim të gjithë lojtarët. Sot më pëlqyen të gjithë, gjithashtu edhe publiku, Portugalia është një nga kombëtaret më të mira në botë. Ansu Fati vjen për të na ndihmuar në të ardhmen afatgjatë, por mendoj se për momentin nuk ka ritmin e duhur të këtij turneu dhe ne nuk duam të rrezikojmë, të paktën me të”, theksoi trajneri i Spanjës për talentin e Barcelonës.
Arena e Lajmit
Loading…