Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një shqiptar ka dhunuar bashkëshorten e tij, derisa ajo ka humbur ndjenjat.
Kështu raportojnë mediat fqinje, të cilat theksojnë se dhuna ka ardhur pas një debati të ashpër mes çiftit.
Pas dhunës së ushtruar, gruaja ka humbur ndjenjat, megjithatë pasi është përmendur, ka mundur të dalë në rrugë me plagë në gjithë trupin.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, që e ka dërguar gruan më pas në spital.
49-vjeçari u arrestua dhe pritet të dalë para drejtësisë. Ndaj tij është ngritur akuza për dhunë në familje dhe lëndim të rëndë trupor.