Flamur Ruçi, një zbulim te Bylisi që pritet të shpërthejë në Superiore: Elita si trampolinë

Flamur Ruçi ishte një nga pikat e forta të Bylisit në sezonin e fundit. Mesfushori me tipare sulmuese nga Berati mori ftesë nga Kombëtarja U-21 së fundmi dhe që prej së hënës është i grumbulluar.

Flamur Ruci

Ruçi është i lumtur, që pasi ka luajtur me Kombëtaret U-17, U-19 dhe U-20, tashmë po ftohet edhe trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi. Në një intervistë për “Panorama Sport”, i riu tregon emocionet me fanellën kuqezi, si dhe atë që e pret me Bylisin në Superiore.

Ruçi, mbyllët një sezon ku latë gjurmë me golat e shënuar në Kategorinë e Parë…

Ka qenë një sezon shumë i mirë për mua dhe i jam mirënjohës klubit që më ka besuar. Jam përpjekur të bëj më të mirën. Në Ballsh mbylla vitin e dytë dhe jam si i shtëpisë. Dolëm nga Superiorja, por gjetëm forca dhe u ringritëm dhe madje si kampionë, duke sfiduar çdo rival.

Thirrja nga Kombëtarja Shpresa ju motivon edhe më tepër?

Fanella kuqezi është një ëndërr për këdo që luan futboll. Normalisht unë kam qenë edhe me moshat, por grumbullimi me U-21 është diçka e veçantë. Një ëndërr që e bëra realitet dhe tashmë dua të luaj dhe aty. Të luash për kombin tënd është ëndërr dhe privilegj, prandaj dua që ta shfrytëzoj në mënyrën më të mirë.

Çfarë prisni nga aktivizimi në Superiore në sezonin e ri?

Po punoj shumë, sepse elita është një kampionat shumë më i fortë nga Kategoria e Parë. Ndryshe nga dy vite më parë, unë dua të ruaj vendin e titullarit në Ballsh. Tashmë jam më i pjekur dhe shpresoj që me pak fat të realizoj synimet e mia. Ne jemi një grup që kemi luajtur edhe me U-19 e me U-21, por dhe skuadrën e parë. Në të tilla kushte, kam besim se do të lë gjurmë edhe në Superiore.

ERJON SALIU – Arena e Lajmit


Loading…

Flamur Ruçi, një zbulim te Bylisi që pritet të shpërthejë në Superiore: Elita si trampolinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook