Xhenaro Gatuzo kthehet përsëri në pankinën e një skuadre pas një viti pushim. Ish-mesfushori italian ka gjetur akordin me Valencian dhe në mediat spanjolle pritet vetëm zyrtarizmi i tij në pankinën e kësaj skuadre.
Gatuzo fluturoi drejt Singaporit për të takuar atje Peter Lim, multimiliarderin i cili ka në pronësi klubin spanjoll, palët ranë shpejt dakord dhe që tani është mësuar se italiani ka firmosur për dy vite me këtë klub. Ai do të përfitojë një rrogë prej 3 milionë eurosh në edicion të cilave u shtohen bonuse për paraqitje në kampionat dhe kualifikimet në turnetë ndërkombëtarë.
Pritet tani emërimi i tij zyrtarisht nga klubi, në mënyrë që Gatuzo të shkojë në Valencia dhe të nisë punë për të programuar ekipin e ri dhe sezonin e ardhshëm ku pritet që kjo skuadër të jetë protagoniste në La Liga.
Arena e Lajmit
Loading…