Këtë të mërkurë është mbledhur Dhoma e Avokatisë më qëllim diskutimin e hartës së re gjyqësore.
Avokati, Maks Haxhia është shprehur se gjatë mbledhjes së Dhomës së Avokatisë kanë diskutuar për vendimin për hartën e re.
“Vendimi për dhomën e avokatisë së Shqipërisë në lidhje me hartën gjyqësore, qëndrimi i dhomës, gjej rastin të shpreh konsideratën për të gjithë kolegët që treguan bashkëpunim. Pa dashur të bëj komplimente, falënderoj median shqiptare që pasqyroi dhe mbështeti problematikën tonë. Jemi të bindur që do të bashkohet se është rast i rrallë kur interesat e një komuniteti bëhen bashkë me mbarë popullin. Komiteti në atë mbledhje ishte i mbledhur vetëm për të konstatuar mbarimin e bojkotit e për të hartuar një plan për të ardhmen. Nuk u la nga kolegët e nuk pranuan që t’u prezantohej programi. Unë kam marrë një tur në të gjitha dhomat dhe kam qenë prezent e kam dëgjuar”, tha ai.
Arena e Lajmit