Kallëzimi i KLSH-së, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli shkon në SPAK

Dritan Leli

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka shkuar sot në SPAK, ku është marrë në pyetje nga prokurorët.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Leli shkon në SPAK pas një një hetimi të çelur nga prokurorët e posaçëm pas kallëzimit të KLSH-së për Bashkinë Vlorë. Kujtojmë se sot kryeministri Edi Rama e sulmoi hapur kryebashkiakun Leli për mbarëvajtjen e punës dhe çështjes së pastrimit në Vlorë.

“Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtës nga qeveria por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë. Vlora me gjithë potencialin dhe mbështetjen nuk duhej ta diskutonte të qenit xixë nga mëngjesi në mbrëmje. Minimalisht!”, tha sot Rama gjatë një takimi me kryebashkiakë.

Arena e Lajmit

Kallëzimi i KLSH-së, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli shkon në SPAK

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook