“Kam dhënë 20 herë dorëheqjen”, Briseida Shehaj: Shumë interesa të shëmtuara, shumë skuthllëqe lart e poshtë, Rama…

99996699

Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë Briseida Shehaj, në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço në News24 ka folur në lidhje me periudhën kur ishte drejtoreshë e Tatimeve.

Ajo ka zbuluar se asnjëherë nuk ka pasur qëllim karrierën politike, ndërsa ka shtuar se urdhra nga kryeministri Rama nuk ka marrë asnjëherë.

“Nuk kam pasur asnjëherë qëllim karrierën politike. Asnjëherë nuk më dalin në debat publik. Nuk është çështje pakënaqësie, pro ndryshe e shoh sot. Atëherë isha 29 vjeç, vija nga sistemi bankar kisha, 3 vite drejtoreshë. Isha mësuar ti shërbeja qytetarit dhe u gjendja në një situatë kur mu desh të ndryshoja shumë gjëra. Replikoja çdo ankesë në telefonin tim. Shumë interesa të shëmtuara, shumë skuthlliqe lart e poshtë. Kisha armik kryesor Rilindjen jo opozitën”, tha ajo.

Keni marrë urdhra?
E kam thënë disa herë mua Rama nuk më ka ndërhyrë kurrë. Kam dhënë mbi 20 herë dorëheqjen. Nëse do dikush ta bëjë më mirë se unë, nuk e kisha me tapi e pronë të babës por urdhra, kurrë. Ata që thonë që kam marrë urdhra, është shumë e thjeshtë, mos prano urdhrin bëj detyrën ose largohu.

Unë jam larguar nga gjitha ajo filozofi.

Keni pasur informacione që nuk i keni bërë publike? Mos jeni kritike ndaj Ramës si hakmarrje?

Fare, mendon që do të gjenin një presje ku un skam bërë detyrën s’do të isha në dyert e gjykatës? Nuk e kam akuzuar Ramën, kam thënë që jam mirënjohëse sepse kishte të tjerë të rinj që e meritonin, mua mu dha rasti të bëja më të mirën time.

A keni faktuar korrupsion?

Patjetër. Ishim bashkëpunëtorët kryesor të strukturës së hetimit tatimor, nëse shihen raportet, u kthye në strukturën më të mirë të krimit ekonomik në vend.

Jam njeriu që kam çuar 400-500 milion euro në prokurori dhe nuk ka pyetur se kush ishte. Nuk i jam dorëzuar kërcënimeve dhe eci e lirë nëpër Tiranë.

Kam qenë ajo që një kompanie që ndërtonte rrugë i vura 1 milionë të reja detyrime. Nuk kam pyetur ndonjëherë….

A keni heshtur?
Ti çosh në prokurori është heshtje? Nuk mund të bëja karagjozen. Nuk del në televizion as nuk bën filma sikur zihesh e shahesh, kur je titullarë e një institucioni vepron me firmë e vulë.

Mund të veproja vetëm kështu.

Arena e Lajmit

“Kam dhënë 20 herë dorëheqjen”, Briseida Shehaj: Shumë interesa të shëmtuara, shumë skuthllëqe lart e poshtë, Rama…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook