“Korrupsioni rrezik kombëtar!”, deputetja e PD: Në Shqipëri mungon vullneti politik i mazhorancës për ta luftuar

289289834 596285245194197 6566074800201890656 N

“Korrupsioni rrezik Kombëtar!”, kështu shprehet deputetja e PD Jorida Tabaku nëpërmjet një reagimi në Facebook, ndërsa akuzon qeverinë se është kthyer në qeveri të oligarkëve.

Reagimi i plotë:

Korrupsioni rrezik Kombëtar!

87% e shqiptarëve besojnë se korrupsioni është rrezik për sigurinë në Shqipëri.

Mbi 87% e shqiptarëve besojnë se korrupsioni është një kërcenim i lartë apo shumë i lartë për Shqipërinë ndërkohë që as 15% e shqiptarëve mendojnë të kundërtën.

Kampioni i intervistave ishte tejet i interesant në shpërndarje, mbi 50% e të anketuarve mendojnë se korrupsioni është rritur ndjeshëm.

Lufta kundër korrupsionit nga kjo mazhorancë ka qenë qesharake aq sa mbi 60% e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni do të përkeqësohet apo do jetë shumë më keq se sa viti aktual.

Ndonëse qeveria pretendon se nuk është një qeveri pro oligarkëve, 1 n2 3 shqiptarë mendojnë që janë pikërisht oligarkët që promovojnë dhe krijojnë korrupsionin me qeverinë. Ndërkohë që 20% e shqiptarëve mendojnë që është dobësia e demokracisë sonë!

Për një kohë të gjatë kam argumentuar në çdo medium se në Shqipëri mungon vullneti politik i mazhorancës për të luftuar korrupsionin ndaj nuk më bën habi që 73.2% e shqiptarëve mendojnë se janë politikanët që janë përgjegjës për të.

Një rezultat që tregon më së miri se si korrupsioni tanimë është i nivele të larta.

SPAK duhet të dëshmojë forcën e tij dhe të fitojë bindjen tek qytetarët se është në luftë kundër korrupsionit. Besueshmëria tek ai është e ulët aktualisht por pritshmëritë janë tejet të larta.

Ndërkohë që mazhoranca socialiste duhet të kuptojë se nëse thuajse 50% e shqiptarëve nuk shohin transparencë dhe për rrjedhojë korrupsion të lartë vjen sepse kjo mazhorancë nuk miraton komisionet hetimore të kërkuara nga opozita.

Sondazhi jep rezultate që shumëkush i ka të qarta por kur këto janë të pasqyruara në shifra nevoja për ndryshim është edhe më e domosdoshme.

Aq më tepër kur raporti korrupsionit me krimin e organizuar është në korrelacion të drejtë sipas mbi 60% të shqiptarëve që jetojnë në qytet apo zonat rurale.

“Korrupsioni rrezik kombëtar!”, deputetja e PD: Në Shqipëri mungon vullneti politik i mazhorancës për ta luftuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook