Lëvizje surprizë/ Ismet Munishi arrin akordin me klubin kryeqytetas

Trajneri i njohur nga Kosova, Ismet Munishi, do të vijojë karrierën te Prishtina. Mediat vendase raportojnë se 47-vjeçari, ka arritur akordin me klubin bardheblu dhe do të udhëheqë kryeqytetasit në edicionin e ri të Superligës së Kosovës.

ismet-munishi-800x450

“Po, kemi arritur marrëveshje me Prishtinën”, pohoi shkurtimisht për Kanal10 Munishi.

Munishi

Ai ishte për herë të fundit trajner i Gjilanit,  teksa u shkarkua disa javë para përfundimit të kampionatit. Për sa i përket Prishtinës, sezoni i fundit ishte tepër i dobët duke rrezikuar edhe qëndrimin në elitë, ndërkohë që Munishi do të kërkojë ta rikthejë në majat më të larta të futbollit kosovar.

Arena e Lajmit


Loading…

Lëvizje surprizë/ Ismet Munishi arrin akordin me klubin kryeqytetas

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook