“Na kanë rrahur me dashuri, por na kanë rrahur dy herë”, Mehdi Malkaj në krah të Berishës: Duhet të vazhdojmë të protestojmë për Teatrin Kombëtar

Mehdi Malkaj

Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me aktivistët e shoqërisë civile, për të diskutuar mbi problematikat e tyre.

Aktori i njohur Mehdi Malkaj u shpreh se është nevoja që protesta për Teatrin Kombëtar duhet të vazhdojë. Ai u shpreh se kanë 5 vite që protestojnë por është koha që të mos ndalet.

“Unë do ju këshilloja një gjë, do thosha që duhet të veprojmë si aleanca për mbrojtjen e teatrit, jemi në vitin e 5 të protestës, në shi në borë në breshër… na kanë rrahur dy herë, na kanë rrahur me dashuri për të mos gënjyer, por na kanë rrahur dy herë… I kapën në gjumë njerëzit dhe nuk çanë kokën dhe e shembën.

Duhet të fillojmë dhe mos të ketë fund, jemi në vitin e 5-të. Për mua çdo gjë fillon dhe mbaron tek liria”, u shpreh ai.

“Na kanë rrahur me dashuri, por na kanë rrahur dy herë”, Mehdi Malkaj në krah të Berishës: Duhet të vazhdojmë të protestojmë për Teatrin Kombëtar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook