Qeveria e SHBA kishte informacion për kërcënim terrorist nga Irani, shtyhet pa afat samiti i muxhahedinëve në Manëz

Cs

Samiti Botëror i Iranit të Lirë, i planifikuar për t’u mbajtur në datat 23 dhe 24 korrik në kampin “Ashraf 3”, në Manzë të Durrësit është vendosur të shtyhet.

Sipas një njoftimi nga kampi i MEK samiti do të shtyhet deri në njoftimin e mëtejshëm me rekomandime të qeverisë shqiptare, për arsye sigurie dhe për kërcënime e komplote terroriste.

Njoftimi për shtyrjen e samitit vjen pas njoftimit të mbrëmshëm të Ambasadës së SHBA, që sqaronte qytetarët e saj se kishte sinjale të qarta për një kërcënim nga Irani lidhur me ceremoninë.

Ambasada madje i kërkonte qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri që të merrnin masa për mbrojtjen e tyre.

“Qeveria e SHBA është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do të mbahet pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022”, thuhej në njoftim.

Qytetarëve të SHBA-së u kërkohej të shmangnin këtë ngjarje:

Qeveria e SHBA kishte informacion për kërcënim terrorist nga Irani, shtyhet pa afat samiti i muxhahedinëve në Manëz

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook