Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reagyuar në Facebook pas debatit të gjerë publik, lidhur me zhdukjen e shumë krerëve të gjedhëve dhe lopëve nga stallat e fermerëve shqiptarë.
Shifrat e publikuara nga Instat shqetësuan opinionin publik dhe sollën madje një reagim të kryeministrit Edi Rama në konferencën e bujqësisë, por Panariti e shpjegon mungesën e lopëve në stalla me çmimin e lartë për një litër qumësht që konsumatori shqiptar konsumon.
Sipas listës së publikuar prej tij, në Shqipëri litri i qumështit shitet më shtrenjtë se vendet e tjera të “Open Balkan”, por kosto për qytetarin është shumë herë më e lartë edhe se në vendet e BE-së si Polonia, Spanja apo Çekia.
POSTIMI I PANARITIT:
Lexo mirë sot … një litër qumësht në treg, për të kuptuar stallat bosh të lopëve nesër!
Lexo për të kuptuar përse qumështi rrjedh nga lart – poshtë dhe jo ashtu siç duhet dhe e meriton nga poshtë – lart.
Më poshtë po rendis çmimet për ç’do litër qumësht në tregun e Open Ballkan dhe në disa vende të tregut të Bashkimit Evropian.
Çmimet janë në dollarë për të kuptuar më mirë krahasimin mes vendeve.
1 litër qumësht në Shqipëri… 1.16 dollarë
Kosovë……………………………… 1.05
Serbi………………………………….. 0.9
Mal i Zi……………………………….. 0.9
Bosnjë………………………………… 0.78
Hungari………………………………. 0.7
Çeki…………………………………….. 0.8
Poloni………………………………….. 0.64
Spanjë…………………………………. 0.85
dhe lista vazhdon…. në bazën statistikore prestigjioze të dhënave Numbeo..
Arsyet i dimë, i njohim, por nuk duam ti shohim!
Pak para për fermën dhe shumë taksa për prodhuesin, tashmë të gjunjëzuar.