Sulmues si vëllai, Alesio Vrioni vishet kuqezi/ Kush është 17-vjeçari që aktivizohet te skuadra italiane

Xhakomo Vrioni nuk është i vetmi futbollist nga familja e tij që përfaqëson ngjyrat kuqezi. Dy ditë më parë trajneri i Kombëtares U-19, Armando Cungu, bëri publike listën e 23 lojtarëve që janë grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi.

auto_253642012_428531701977849_4330569081936686118_n1636894284

Pjesë e listës është edhe Alesio Vrioni, vëllai i vogël i Xhakomos. Alesio është 17 vjeç dhe aktualisht aktivizohet te skuadra e Ankonës në Serinë C të Italisë.

Ashtu si vëllai i madh, edhe Alesio Vrioni luan si sulmues pykë. Edhe pse i vogël në moshë, ai është aktivizuar në 12 ndeshje këtë sezon, ndërkohë që është thirrur për herë të parë me ekipet e moshave të Kombëtares shqiptare.

Arena e Lajmit


Loading…

Sulmues si vëllai, Alesio Vrioni vishet kuqezi/ Kush është 17-vjeçari që aktivizohet te skuadra italiane

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook