Robert Levandovski ka deklaruar publikisht se kërkon të largohet nga Bajern Mynih gjatë kësaj vere, një deklaratë që ka bërë bujë në Gjermani ku klubi bavarez insiston se ai duhet të respektojë deri në fund kontratën që ka deri në verën e ardhshme. I të njëjtit mendim duke se është edhe partneri i tij në sulm, Tomas Myler, i cili për vete duket se do të jetë i lidhur përgjithmonë me rekordmenët e futbollit gjerman.
“Levi ka një kontratë të vlefshme dhe unë do të dëshiroja që parteri im në sulm për një kohë kaq të gjatë të qëndronte këtu. Padyshim që biznesi është i tillë kur gjërat mund të përfundojnë ndryshe. Por në përgjithësi, klubi është më i madh se ne lojtarët”, tha fillimisht ai.
Gjithsesi, Myler duket i qetë pasi mendon se kushdo duhet të mendohet mirë para se të flasë për largim nga Bajerni. “Kjo është periudhë pushimesh dhe ne shohim shpesh lajme të tilla. Unë thjesht po ju kujtoj kërkesën e Frank Riberi për t’u transferuar te Real Madrid. Një gjë është e sigurt; çdo lojtar i cili është nën kontratë me Bajern Mynih më datë 1 shtator, do të dëshirojë të luajë mirë. Pasi të luash keq, nuk është argëtuese për asnjë lojtar”, theksoi Myler.
Arena e Lajmit
Loading…