Tragjike në Britani, masakron për vdekje gruan me thikë e çekiç dhe i vë flakën shtëpisë bashkë me foshnjën brenda: E bëra nga xhelozia

Londer

Tragjike është ngjarja e raportuar në Londër, ku një burrë, ka vrarë gruan e tij dhe më pas i ka vënë flakën banesës ndërsa ishte edhe foshnja brenda.

Goerge Dodson vrau gruan e tij me një çekiç dhe thikë, ndërsa foshnja mbeti e plagosur si pasojë e zjarrit.

Policia e Londrës e ka akuzuar Dodson për vrasje, tentativë kriminale për të kryer vrasje, tentativë kriminale për të zjarrvënie, zjarrvënie të shkallës së parë, rrezik për lëndim të një të mituri, ndërhyrje të provave, rrezikim të pamatur dhe mizori ndaj kafshëve.

Ndërkohë Policia ende nuk e ka bërë të ditur emrin e viktimës 23-vjeçare.

Dodson është një anëtar shërbimi aktiv me Marinën e SHBA-së, i caktuar në USS Neëport News (SSN 750), i cili transportohet në bazën e Nëndetëseve Detare në Groton, kjo e konfirmuar edhe nga oficeri i Marinës për Marrëdhëniet me Publikun, Lt. Seth Koenig.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, kur zjarrfikësit e Londrës iu përgjigjën thirrjes për ndihmë nga një familje pasi panë zjarrin në banesë.

Gjatë një kontrolli në ndërtesë, shefi i zjarrfikësve Thomas Curcio tha se zjarrfikësit zbuluan trupin e gruas në katin e parë.

Pasi ajo u nxor nga ndërtesa, personeli mjekësor konstatoi se ajo ishte goditur në kokë  dhe pjesën e sipërme të bustit.

Në vendngjarje ishte edhe Dodson, i gjunjëzuar në bar dhe me gjak në qafë dhe gjoks.

Kur një ndihmës mjek e pyeti nëse kishte më shumë viktima, Dodson u përgjigj, “gruaja ime, fëmija im dhe qeni im”.

Zjarrfikësit e gjetën foshnjën në një krevat fëmijësh në një dhomë gjumi në katin e dytë.

Fëmija, i cili ishte “i vetëdijshëm” u nxor me shpejtësi nga shtëpia dhe fillimisht u dërgua me ambulancë në Spital.

I riu pranoi vrasjen e gruas së tij duke thënë: “Unë e bëra këtë. Unë e vrava atë.”

Kur u pyet nga policia se përse se e kreu krimin,  Dodson tha se ishte për xhelozi.

Arena e Lajmit

Tragjike në Britani, masakron për vdekje gruan me thikë e çekiç dhe i vë flakën shtëpisë bashkë me foshnjën brenda: E bëra nga xhelozia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook