Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me protestën e 7 korrikut të thirrur nga PD.
Partia Demokratike ka bërë me dije se në përgatitje të protestës do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët.
PD njofton se qytetarët do të kenë mundësinë të shprehin shqetësimet e tyre drejtpërdrejtë dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.
Po ashtu thekson se në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh.
Njoftimi i plote:
Partia Demokratike me idenë e hapjes ndaj shoqërisë, dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët.
Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.
Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh.
Arena e Lajmit