Zherard Pike tradhtoi Shakirën me një bionde? Kush është 20-vjeçarja që hyri mes çiftit

Marrëdhënia e Shakirës dhe Zherard Pike raportohet se ka hyrë në krizë. Sipas mediave spanjolle, shkak mësohet të jetë tradhtia e futbollistit.

shakira piqeu

“El Periodico” informon se sulmuesi i Barcelonës ka tradhtuar këngëtaren me një vajzë bionde 20-vjeçare, identiteti i së cilës ende nuk është zbuluar, të paktën për momentin.

Pike është takuar disa herë me studenten, që njëkohësisht punon si organizatore eventesh tek Barcelona. Sipas, “El Periodico” kjo tradhti është zbuluar nga Shakira dhe pas kësaj futbollisti është është zhvendosur për të jetuar vetëm në një apartament.

Pike dhe Shakira filluan romancën e tyre pasi u takuan në Kupën e Botës 2010, por ata kurrë nuk u martuan.

Gjatë kësaj periudhe kanë qenë bashkë, ndërsa kolumbiania është zhvendosur në Barcelonë për të krijuar familje me futbollistin. Çifti janë prindër të dy fëmijëve, Milan dhe Sasha.

Por kohët e fundit marrëdhënia e tyre është tensionuar dhe prindër të tjerë në shkollën e fëmijëve kanë pohuar se çifti nuk kanë shkuar së bashku për të marrë djemtë.

Madje mësohet se Shakira i ka çuar fëmijët në Ibiza për pushime familjare në maj, por që Pike nuk ishte.

Arena e Lajmit


Loading…

Zherard Pike tradhtoi Shakirën me një bionde? Kush është 20-vjeçarja që hyri mes çiftit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook