Erion Veliaj i uron 27-vjetorin Dua Lipës: Ylli që shkëlqen më fort. Jemi shumë krenarë për ty

Këngëtarja e njohur botërore dhe shqiptare, Dua Lipa, sot mbush 27 vjeç. Një urim të veçantë ajo ka marrë nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se Dua na bën shumë krenar.

“Edhe Dua Lipa – ylli që shkëlqen më fort. Jemi shumë krenarë për ty”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Ndërkaq, në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës kanë nisur përgatitjet për vendosjen e skenës ku do performojnë yjet e muzikës të ftuar nga Dua Lipa në 3 ditët e ‘Sunny Hill Festival Tirana 2022’. Kryetari i Bashkisë së Tiranës gjatë inspektimit të hapësirës ku do të zhvillohet festivali, u shpreh i bindur se ashtu siç u menaxhua ndeshja e finales së Konferencë Ligës, me të njëjtin sukses Tirana do të presë dhe festivalin e Dua Lipës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Erion Veliaj i uron 27-vjetorin Dua Lipës: Ylli që shkëlqen më fort. Jemi shumë krenarë për ty

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook