Konfirmime nga Italia, Interi pranë zyrtarizimit të goditjes së parë në merkato

Interi duket se është shumë pranë zyrtarizimit të goditjes së parë në merkato, ku media të ndryshme Italiane kanë raportuar se mesfushori i Romës, Henrik Mikitarjan është shumë pranë firmës me zikaltërit si lojtar i lirë.

MIKITARJAN

Edhe vetë gazetari i njohur sportiv, Fabricio Romano ka postuar detajet e marrëveshjes, ku thuhet se armeni ka refuzuar ofertën e Romës për rinovimin e kontratës dhe është gati t’i bashkohet zikaltërve.

Mikitarjan do të jetë kështu goditja e parë në merkato për Interin në pritje të zhvillimeve në tratativat e tjera si ajo e Dibalës dhe Lukakut.

Arena e Lajmit


Loading…

Konfirmime nga Italia, Interi pranë zyrtarizimit të goditjes së parë në merkato

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook