Lajmi se marrëdhënia e Shakirës dhe Xherard Pike ka hyrë në krizë vijon të jetë në qendër të vëmendjes . Sipas mediave spanjolle, shkak për këtë krizë mësohet të jetë tradhtia e futbollistit.
Artikulli i publikuar nga gazetari Emilio Pérez de Rozas në ‘El Periódico’ bëri menjëherë xhiron e rrjetit dhe u shpërnda në të gjitha mediat botërore, madje u bë e ditur se këngëtarja dhe futbollisti nuk e kalojnë më natën nën të njëjtën çati.
Një dëshmitar i ngjarjes tha për revistën se kolumbianja përfundoi në spital si pasojë e një sulmi ankthi. Sipas ‘Hello!’, mjekët e pyetën Shakirën nëse kishte nevojë për kujdes psikologjik dhe ajo kërkoi të shkonte në klinikën e lartpërmendur në Barcelonë.
Arena e Lajmit
Loading…