Gerardo Arteaga mund të largohet nga Genku gjatë merkatos së kësaj vere. Mbrojtësi i majtë meksikan i lindur në vitin 1998 monitorohet nga disa klube, përfshirë Fiorentinën dhe Milanin.
Mbrojtësi mëngjarash, Arteaga, bëri më shumë se 40 paraqitje në sezonin e fundit dhe ishte protagonist me 4 asiste. Tani mund të bëjë hovin cilësor, edhe për shkak të një kontrate që skadon brenda një viti.
Vlerësimi i tij është rreth 4 milionë euro, një shifër brenda parametrave për një lojtar i cili konsiderohet me perspektivë për rolin. Te Milani, sigurisht, nuk do të ishte titullar pasi pronar i formacionit është Teo Hernandez, por do të ishte një alternativë.
Arena e Lajmit
Loading…