Shqiptarit në Greqi nuk i mbajnë nervat, gjatë debatit në rrugë nxjerr pistoletën dhe qëllon mbi 22-vjeçarin rom

Dsgdfhrtyrt

Një emigrant shqiptar në Greqi është përfshirë në një sherr me një 22-vjeçar rom. Pas përleshjes shtetasi rom është dërguar në spitalin KAT, pasi është qëlluar me pistoletë në këmbë nga shqiptari.

Sipas mediave greke midis 22-vjeçarit dhe shqiptarit sherri ka nisur pas një debati me tone të ashpra në mes të rrugës Neroutsou në Sepolia. Pasi kanë shkëmbyer për disa minuta sharje dhe fyerje shqiptari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në këmbë të riun rom.

Më pas autori është arratisur, por është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Deri më tani nuk dihen shkaqet e sherrit.

Shqiptarit në Greqi nuk i mbajnë nervat, gjatë debatit në rrugë nxjerr pistoletën dhe qëllon mbi 22-vjeçarin rom

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook