Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm ku sipas raportimeve të fundit në listën e tij të objektivave ka përfunduar dhe mesfushori i Romës, Henrik Mikitarjan.
“Corriere della Sera” ka publikuar lajmin e bujshëm duke theksuar se situata e futbollistit me kontratën te Roma e ka shtyrë Taren të kontaktojë agjentin e tij për të biseduar lidhur me mundësitë për një transferim në anën tjetër të qytetit.
Konkurrenca për armenin nuk mungon pasi dhe Interi prej kohësh ka shfaqur interes për transferimin e tij, me Lacion që duhet të lëvizë shpejtë për të siguruar shërbimet e mesfushorit përpara klubeve të tjera.
Arena e Lajmit
Loading…