Gjykatës së Shkallës se Parë në Shkodër ka marrë sot masën e dënimit për 14 të akuzuarit për abuzim me tenderat për rikonstruksionin e komisariatait të policisë në Malësinë e Madhe, mes tyre edhe kryekomisari Saimir Rrustemit.
Gazetari Senad Nikshiqi, raporton për BalkanWeb se nga 13 persona e dyshuar, 11 prej të cilëve punonjës policie, gjykata e Shkodrës vendosi që të zbusë masat e sigurisë duke i liruar.
Për 9 prej tyre vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie dhe për dy të tjerë detyrim paraqitje.
Kryekomisar Saimir Rrustemi përshëndetet me protestuesit pas vendimit të gjykatës së Shkodrës e cila e la me masën e sigurisë arrest shtëpie duke e zbutur masën e mëparshme arrest me burg. Duartrokitje dhe një moment emocionues përpara gjykatës si dhe lot gëzimi nga protestuesit dhe kryekomisar Saimir Rrustemi.
Masat e sigurisë:
Saimir Rrustemi – arrest shtëpie
Luida Ujka – arrest shtëpie
Mustaf Ishmaku – arrest shtëpie
Xhavit Isufi – arrest shtëpie
Rudina Keqi – arrest shtëpie
Arsenida Hadri – detyrim paraqitje
Briland Mnela – detyrim paraqitje
Klement Tola – arrest shtëpie
Paulin Prendi – arrest shtëpie
Altion Basha – detyrim paraqitje
Armand Basha – arrest shtëpie
Rezart Prela – arrest shtëpie
Veronika Xhanaj – arrest shtëpie