VIDEO/ “Gadafin e quanin ylli i Saharasë, ju Ramës i thoni brend”, Berisha i ashpër në Kuvend: Prej 30 ditësh mungon insulina! Mos ndiqni shembullin e tyre

Berisha Kuvend

Kreu i PD Sali Berisha është treguar i ashpër në fjalën e tij në Kuvend. Gjithashtu Berisha nuk i ka ndalur akuzat edhe ndaj kryeministrit Edi Rama.

Berisha gjithashtu denoncoi mungesën e insulinës në spital.

“Po ju lexoj mesazhin e një të sëmuri diabetik që ë thotë informoni zonjat që flasin se prej 30 ditëve nuk gjendet në farmaci asnjë nga insulinat e përcaktuar dhe jemi me qindra të sëmurë diabetik pa insulinë. Kjo është e qartë se vetëm vidhet, por kam dy përgjigje, lidhur me vizitën e ish ministrit të jashtëm në Libi dhe takimin me Gedaf është ai që më tha se çadra e tij rrethohen nga 12 gra. Ai më informoi se siç i thotë Milva , ata i thoni Gedafit ylli i Saharasë, ndaj mendoj që të mos ndiqni shembullin e tyre sepse ato ai i mbante për funksione mbrojtëse dhe ju keni detyra para qytetarëve dhe jo para atij… Ti i thua brend, ajo i thoshte ylli i Saharasë. Unë nuk them se ky është Gedaf, por nuk është për tu bërë brend.”, tha Berisha.

VIDEO/ “Gadafin e quanin ylli i Saharasë, ju Ramës i thoni brend”, Berisha i ashpër në Kuvend: Prej 30 ditësh mungon insulina! Mos ndiqni shembullin e tyre

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook