VIDEO/ Momente tmerri, mbrojtësi i Totenhem i shpëton një shkëmbim zjarri gjatë grabitjes

Mbrojtësi i Totenhemit, Emerson Rojal, ka përjetuar sot ndoshta ditën më të vështirë të jetës së tij. Futbollisti brazilian i ka shpëtuar një sulmi me armë zjarri në San Paolo, ndërsa po dilte nga një festë me familjarët.

asdasdsdsadas

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në komunën Amerikana në San Paulo, kur futbollisti po merrte pjesë me familjarët e tij në një festë. Kur ai doli nga lokali ku ndodhej, një person i armatosur e ka sulmuar, duke tentuar që ta grabiste, për fat të mirë pa pasoja.

dfgdfgdfg

Në moment ka pasur një shkëmbim zjarri, pasi aty pranë gjendej një person i forcave të rendit i cili ishte i veshur civil dhe për fat kishte armën e shërbimit me vete. Raportohet se as Emerson dhe as personat që e shoqëronin nuk kanë mbetur të lënduar nga ky sulm, por vetëm ky person i cili tentoi t’i grabiste, pasi gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur.

Lojtari përfundoi në komisariat ku bëri kallëzimin e rastit. “Ishte një moment i komplikuar, por tani do të pushoj dhe më pas do të them versionin tim”, janë fjalët e tij për “Globo” në Brazil. (VIDEO)

Sipas babait të tij, personi i armatosur kishte kërkuar që Emerson Rojal t’i jepte varësen e artë që mbante në qafë dhe orën e dorës. Polici, i cili kishte dalë nga disko, ishte identifikuar dhe më pas e kishte qëlluar hajdutin që nuk kishte ulur armën, ndërsa futbollisti i Totenhem dhe familjarët kishin shpëtuar mirë duke u shmangur. “Një skenë terrori e vërtetë. Nuk ia uroj askujt. As nuk e kuptuam se ndodhi shumë shpejt. Me shumë mundësi kishte rreth 20 të shtëna me armë”, tregoi babai i lojtarit, Emerson Aparecido Leite de Souza.

Arena e Lajmit


Loading…

VIDEO/ Momente tmerri, mbrojtësi i Totenhem i shpëton një shkëmbim zjarri gjatë grabitjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook