VIDEO/ Zverev del nga fusha me karrocë, Nadal kualifikohet në finalen e Roland Garros

Rafael Nadal është kualifikuar për herë të 15 në karrierën e tij në finalen e Roland Garros, duke qenë përsëri favoriti kryesor për të fituar turneun e njohur francez, një nga katër turnetë Grand Slam.

oppp[op[o

Tenisti spanjoll, i cili sot festonte 36-vjetorin e tij, ndeshej në gjysmëfinale ndaj gjermanit Aleksander Zverev. Seti i parë i shkoi me tie-break pikërisht Nadal me shifrat 7-6 (10-8), ndërsa në të dytin dy tenistët ishin të barazuar në shifrat 6-6 kur Zverev ndrydhi kaviljen dhë përfundoi mes lotësh në tokë.

U kuptua menjëherë se dëmtimi i tij ishte serioz pasi ai u largua me karrocë nga fusha për të marrë ndihmën e mjekëve. Ai u kthye pas pak çastesh me paterica, duke dekretuar tërheqjen mes duartrokitjeve të publikut, ndërsa mbante me vështirësi lotët. Kështu, Nadal kaloi në finalen e radhës, ku do të ndeshet me fituesin e çiftit Rud-Çiliç.

Arena e Lajmit


Loading…

VIDEO/ Zverev del nga fusha me karrocë, Nadal kualifikohet në finalen e Roland Garros

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook