Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplas motorin, dy të plagosur

Ambulance

Një aksident me pasojë dy të plagosur është shënuar në autostradën Durrës-Tiranë.

Mjeti me drejtues shtetasin A. S., 48 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin J. M., 30 vjeç, ku si pasojë janë plagosur drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri i tij, shtetasi R. Ç..

Sipas policisë dy të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplas motorin, dy të plagosur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook