Atentati ndaj Saimir Jakut, vrasësi me pagesë u arrestua për drejtim të paligjshëm të mjetit, e ‘fundosën’ shenjat e gishtërinjve

Vrasesi I Dyshuar I Saimir Jakut

Zbardhen detaje sesi u zbulua autori i dyshuar i vrasjes së Saimir Jakut, që çoi në arrestimin e Dorian Keqi. Pas vrasjes së ish-drejtorit të Tensionit të lartë për veriun në 9 shtator të 2016-ës, në fshatin Skuraj u gjet një automjet i djegur që dyshohej se ishte përdorur në krim.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se poshtë makinës u zbulua bidoni i benzinës dhe në të u gjet një gjurmë gishti. Por pavarësisht këtij fakti dosja ishte pa autor dhe nuk u bë dot e mundur asokohe, (në vitin 2016) identifikimi i gjurmës së gishtërinjve.

Ndërkohë, Lala raporton se të premten Dorian Keqi u arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Në polici iu morën shenjat e gishtërinjve dhe u krahasuan dhe rezultuan të përputhshme me gjurmën e gishtit që ishte zbuluar në bidonin e benzinës. Keqi refuzon të japë shpjegime, por dyshohet të ketë vepruar kundrejt pagesës për të kryer vrasjen e Jakut.

Arena e Lajmit

Atentati ndaj Saimir Jakut, vrasësi me pagesë u arrestua për drejtim të paligjshëm të mjetit, e ‘fundosën’ shenjat e gishtërinjve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook