EKSKLUZIVE/ Kërkohet një mbrojtës, Vllaznia gati të rikthejë në skuadër futbollistin që e mbylli me Skënderbeun

Largimi i Fallou Dianjes ka ulur ndjeshëm alternativat në qendër të repartit të mbrojtjes te Vllaznia.

dajan shehiDajan Shehi, sezonin e kaluar kur u aktivizonte te Vllaznia

Si titullarë e mbyllën sezonin në këto pozicione Mevlan Adili dhe Darko Bulatoviç.

Mirëpo, klubi është hedhur në sulm për gjetjen e një tjetër qendërmbrojtësi, edhe pse nga stoli alternativa janë edhe të rinjtë Paloka e Shimaj.

“Panorama Sport”mëson nga burime në klubin kuqeblu se së fundmi ka dalë në skenë si përforcim i mundshëm emri i elbasanasit Dajan Shehi.

Shtatlarti zhvilloi dy sezone mjaft të mira në Shkodër dhe më pas u transferua te Partizani.

Shehi e mbylli sezonin si pjesë e Skënderbeut, ndërsa tashmë është lojtari i lirë.

Duke qenë se e njeh mirë ambientin në Shkodër, gjasat janë që elbasanasi të rikthehet, por kjo mbetet për t’u parë në javët e ardhshme.

Arena e Lajmit


Loading…

EKSKLUZIVE/ Kërkohet një mbrojtës, Vllaznia gati të rikthejë në skuadër futbollistin që e mbylli me Skënderbeun

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook