“Është mik i ngushtë i socialistëve dhe Edi Ramës”! Berisha tregon nëse do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri: E kam thënë…

Begaj

Kreu i PD, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj Presidentit të ri, Bajram Begaj, duke e quajtur atë “Shok i ngushtë socialist dhe mik i thekur i një nga figurave më të zeza të Shqipërisë, Eid Rama”.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha la të kuptohet se nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit të Begajt në Kuvend, duke theksuar se i qëndron opinionit të tij se Bajram Begaj është zgjedhur me mandate të plaçkitura të Edi Ramës, duke theksuar se zgjedhja e tij është konsideruar si një akt i vendosjes së monizmit.

“Presidenti është një figurë shumë e dashur e PS, për fat të e një prej eksponentëve më të zinj të politikes, Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Në historinë e Evropës, rasti që Shef Shtabi të bëhet mjeku nuk ka. Presidenti një socialist, është mik i ngushtë, i thekur për fat të keq i dy prej figurave më të zeza të politikë shqiptare, edi ramës dhe taulant ballës

Ne e konsideruam atë zgjedhje si aktin e vendosjes së monizmit të plotë dhe ne nuk pajtohemi kurrë me këtë.

U zgjodh me mandate të plaçkitura nga Edi Rama. Bamir Topi u zgjodh nga një mazhoracë që ishte opozitë. Pra nuk mund të bëjmë krahasime.

Ne kemi shprehur qëndrimin tonë në momentin e zgjedhjes. Që nga ai moment nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimit”, tha Berisha.

“Është mik i ngushtë i socialistëve dhe Edi Ramës”! Berisha tregon nëse do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri: E kam thënë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook