Jennifer Lopez publikon foton e parë nga dasma me Ben Affleck

Jennifer Lopez ka publikuar në rrjetet sociale foton e parë nga dasma e saj dhe Ben Affleck në Georgia.

Ylli i “Hustlers” ndau një foto nga afër me vellon. Ajo nuk e zbuloi veshjen totale, tashmë të fotografuar nga paparacët, por vetëm portretin dhe makeup mbreslënës teksa shihet me vathë me perla.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Lopez ishte veshur nga Ralph Lauren për dasmën e saj të dytë , stilistja e shumëfishtë, Mariel Haeen. Lopez dhe Affleck u martuan në rezidencën e aktorit në Riceboro, Ga., të shtunën, të rrethuar nga familja dhe miqtë e tyre më të ngushtë. Fatkeqësisht, vëllai i Affleck-ut, Casey nuk mund të ishte i pranishëm. Dasma e madhe dhe luksoze u bë një muaj pasi Bennifer 2.0 u arratis fshehurazi në Las Vegas ku u martuan para gjykatës.

Nusja kishte veshur një fustan mahnitës me mëngë të shkurtra me një vello të gjatë që i tregonte format për tu patur zili. Velloja e saj ishte 5 metra e gjatë dhe u mbajt nga të pesë fëmijët e tyre – binjakët 14-vjeçarë të Lopez, Max dhe Emme, si dhe Violet, Seraphina dhe Samuel të Ben.

 

 

Jennifer Lopez publikon foton e parë nga dasma me Ben Affleck

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook