Kompensimi i bizneseve/ “Përse qeveria nuk e sjell në formën e projektligjit?”, Bozdo: Kemi parë fryrje të çmimeve për punime publike. Çfarë mund të ishte më keq se kaq!

Eno Bozdo

Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo i ftuar në emisionin ‘Open’ në News24 u shpreh se akti normativ i miratuar këtë të enjte nga Kuvendi me 75 vota pro për kompensim nga buxheti për kompanitë e ndërtimit që kanë fituar tendera publikë , duhet të rishikohej dhe se ishte totalisht në mungesë transparence.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio, Bozdo tha se Shqiperia është i vetmi vend që nuk ka dhënë kompensime, ndonëse ka pasur rritje të frikshme të çmimeve.

“Këto kontrata duhet të rishikoheshin. Këtu çështja nuk është vetëm mungesa e transparencës, përse qeveria nuk e sjell në formën e projektligjit? Për vetë faktin se do duhej ta shoqëronte me një relacion të hollësishëm. Kush janë këto kompani? Përse këto kontrata? Kanë kërkuar vetë këto kompani? Kjo ndodh në një situatë kur kemi parë fryrje të çmimeve për punime publike. Këtu janë katërfishuar çmimet. Ne kemi mbërritur në skandalin e Unazës, një ndër mashtrimet më të mëdha që askush nuk mban përgjegjësi. Ministrja para se të thonte 300 kontrata apo 20 kompani duhet të jepte emrat dhe vlerat e këtyre kontratave. Për një biznes të vogël apo të mesëm çmimi i energjisë është dyfishuar. E dini që Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka dhënë asnjë kompensim. 450 mln euro ku shkojnë?. Përse nuk i shpërndan? Ekonominë e la në rënie të lirë. Çfarë mund të ishte më keq se kaq.”, tha ai.

Arena e Lajmit

Kompensimi i bizneseve/ “Përse qeveria nuk e sjell në formën e projektligjit?”, Bozdo: Kemi parë fryrje të çmimeve për punime publike. Çfarë mund të ishte më keq se kaq!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook