Nga borxhet tek investimet e Flamurtarit, Idrizi “samit” me Lelin: Shumë shpejt nis projekti për stadiumin

Sinan Idrizi “kokë më kokë” me Dritan Lelin. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë ekskluzivisht foto nga takimi mes administratorit të klubit dhe kryebashkiakut. Ata kanë drekuar një ditë më parë së bashku, ku kanë diskutuar edhe për të ardhmen e klubit.

Leli idrizi

Takimi vjen pasi Flamurtari siguroi ringjitjen në Kategorinë e Parë. Gazeta mëson se kryetari ka përgëzuar Idrizin dhe skuadrën për këtë arritje dhe i siguroi bashkëpunim të ngushtë e mbështetjen maksimale në vazhdim. “Ju përgëzoj për atë që po bëni në gjithë këto vite për Flamurtarin. Të jam mirënjohës që nuk e ke rënduar buxhetin e bashkisë, por i ke dalë ballë vetë administrimit. Jam i gatshëm që të japë mbështetjen time për çfarë ju të keni nevojë. Më keni në dispozicion për gjithçka të keni nevojë”, mësohet se i ka thënë numri një bashkisë, kreut të klubit.

Nga ana e tij, Sinan Idrizi ka garantuar se do të vazhdojë ta mbajë klubin i vetëm financiarisht dhe se nuk do të kërkojë asnjë fond nga ana e bashkisë. “Do ta mbaj i vetëm klubin, në këtë periudhë që e kam në administrim, sikundër kam bërë deri tani. Nuk dua asnjë lek nga bashkia”, ka thënë mes të tjerash administratori.

BORXHET DHE INVESTIMET = Idrizi dhe Leli kanë folur edhe për detyrimet e prapambetura që klubi i ka të trashëguara, ndërkohë që kryebashkiaku i ka shprehur bashkëpunim edhe në këtë drejtim. Administratori gjatë kësaj dreke i ka prezantuar edhe projektdraftin e kompleksit sportiv “Flamurtari” në Pyllin e Sodës. Sipas tij pritet që të ndërtohet në këtë zonë një stadium i ri dhe disa terrene stërvitore, që kanë marrë edhe pëlqimin e kryeministrit Edi Rama.

E KONFIRMON IDRIZI = Për “Panorama Sport” është vetë administratori që konfirmoi takimin me kryebashkiakun, ndërsa zbuloi se çfarë kanë folur. “Ishim në një drekë me kryetarin e bashkisë. Me Dritan Lelin diskutuam për të ardhmen e Flamurtarit. Ashtu si gjithmonë, edhe këtë herë më shprehu mbështetje maksimale për çdo problematikë. Folëm edhe për projektin që kemi për ndërtimin e një stadiumi dhe fushave sportive në Pyllin e Sodës. E kemi gati gjithçka dhe besoj se do ta nisim shumë shpejt”, përfundoi Idrizi.

– Arena e Lajmit


Loading…

Nga borxhet tek investimet e Flamurtarit, Idrizi “samit” me Lelin: Shumë shpejt nis projekti për stadiumin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook