Shambatiri, gazetari sportiv i Al Araby TV është çmendur nga lumturia në rrugën që po përshkonte me makinë në autostradë.
Gazetari ka parë autobusin e Argjentinës dhe Lionel Mesin dhe duke lëshuar thirrjet “The GOAT”, që do të thotë në shqip lojtari më i mirë në gjithë historinë e futbollit.
Një video që menjëherë u bë virale në rrjet.
Argjentina do të përballet nesër në një ndeshje miqësore ndaj Estonisë në orën 20:00, në Pamplona të Spanjës.
Kombëtarja “Albiceleste” vjen pas fitores 0-3 në ndeshjen “Finalissima” të fituar ndaj Italisë në mbrëmjen e 1 qershorit.
This guy saw Messi in the Argentine team bus while driving and went crazy 😂😂 pic.twitter.com/K3P8we7ijq
— R (@Lionel30i) June 3, 2022
– Arena e Lajmit
Loading…