“Zoti Rama ‘brend’ ndërkombëtar, di të marketojë”, ministrja Konomi: Shqipëria shikohet si partner i barabartë (Reagimi i opozitës në Kuvend)

Ekonomi

Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi deklaroi sot në Kuvend se kryeministri Edi Rama është tashmë një ‘brend’ ndërkombëtar, pasi sipas saj Shqipëria është një vend më i njohur.

Ndonëse deklarata e saj shkaktoi reagime ironike nga ana e deputetëve të opozitës, Ekonomi theksoi se Shqipëria tashmë shikohet si partner i barabartë.

“Doja t’i referohesha emrit ‘brend’. Në fakt të gjithë e dimë se Brendi është i rëndësishëm në marketing. Dhe ka një gjë që ai që është ‘brend’, di të marketojë ndryshe një cilësi të asaj që përfaqëson. Zoti Rama është ai që di të marketojë ndryshe një cilësi të popullit shqiptar. Po po. ‘Brendi’, është brend ndërkombëtar. E besoj fort se ajo që ka arritur Shqipëria në arenën ndërkombëtar që ishte e panjohur më përpara. Ndaj edhe trembeni ju nga ajo anë. Kudo ku kemi shkuar në arenën ndërkombëtare, kemi dalluar në këto vite. Mos harroni sa mirë u menaxhua zëri ynë në OSBE, mos harroni që Shqipëria shikohet si partner i barabartë. Ka një arsyeje se pse zoti Ram është brend ndërkombëtar. Nuk e bëjmë dot këtë ne. E shikojmë ne, dhe partnerët tanë. Do ju lutesha që ta respektonim këtë gjënë e Shqipërisë.”, tha Ekonomi.

Arena e Lajmit

“Zoti Rama ‘brend’ ndërkombëtar, di të marketojë”, ministrja Konomi: Shqipëria shikohet si partner i barabartë (Reagimi i opozitës në Kuvend)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook