“Dhi e zgjebosur e bishtin përpjetë”, News24: Kreu i Doganave me fjalor “laci” për gazetarët në vend të reagimit institucional për abuzimet

Gent Gazheli4444

“Të punosh për zotin Irfan do të thotë të jesh edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin përjetë”. Kjo frazë është pjesë e një prej përçartjeve të shumta në rrjetet sociale të kreut të doganave Genti Gazheli në përgjigje të publikimit të fakteve dhe dokumenteve nga News24, për emërimet e personave me precedent penale dhe evazionit fiskal në Dogana.

Në vend që të sqarojë pozitën e tij në raport me publikimet profesionale të News24 dhe BalkanWeb, drejtori i përgjithshëm i Doganave përdor një regjistër rrugaçëror të nënprofilit “lac” duke sulmuar presidentin e News24 dhe BalkanWeb si dhe stafin e gazetarëve.
Duke menduar se kopjon tekstin apo stilin e shefit që e ka emëruar dhe e mban në atë post, ai e degradon figurën e zyrtarit që paguhet me taksat tona, në një lloj “llaxore” interneti, një karikaturë pa stil e rilindasve të Ramës, që ky i fundit i ka nxjerrë me kohë nga skema e komunikimit.

Gjuha e Gazhelit me sulme personale ndaj presidentit dhe gazetarëve të News24 është një alarm për mënyrën sesi doganat e trajtojnë biznesin dhe median shqiptare. Shoqatat e biznesit dhe të gazetarëve duhet ta dënojnë gjuhën e përdorur ndaj kolegëve të tyre. Kurse kryeministri Rama që e njeh mirë median dhe nuk është profan si shqytari i tij te trau i doganës, në vigjilje të diskutimit të kapitujve me Bashkimin Evropian, duhet të kuptojë që me të tillë ofiqarë jo vetëm që nuk shkojmë përpara, por rrezikojmë të mbesim që në klasën e parë.

News24 është një nga mediat më autoritare në Shqipëri me një nga ekipet më të mira të gazetarëve, moderatorëve dhe analistëve. Ky grup mediatik nuk ka asnjë lidhje me kompanitë e tjera ku presidenti Hysenbelliu është pronar apo ortak dhe do të vazhdojë të publikojë me standardet më të larta profesionale dosjen e plotë të abuzimeve në dogana, të cilën e disponon.
Arena e Lajmit

“Dhi e zgjebosur e bishtin përpjetë”, News24: Kreu i Doganave me fjalor “laci” për gazetarët në vend të reagimit institucional për abuzimet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook