Juventusi reflekton mbi Di Marian dhe pret Pogbanë, ja data kur francezi pritet të zyrtarizojë të ardhmen

Pol Pogba dhe Juven tusi kanë më në fund një datë kur pritet të zyrtarizojnë bashkimin e tyre. Kështu raporton të paktën “Sky Sports”, sipas së cilës 17 qershori do të jetë edhe dita kur francezi do të deklarojë një herë e mirë klubin që ka zgjedhur për të vazhduar të ardhmen.

POGBA

Data përkon me daljen në treg të “Pogumentary”, dokumentarit mbi jetën e mesfushorit që do të publikohet në “Amazon Prime”, paralajmërimin e të cilit e ka bërë vetë 29- vjeçari në faqet e tij zyrtare. “Kam lindur gati”, ka qenë fjalia me të cilën e ka prezantuar Pogba dokumentarin, fjali që ka shërbyer si sinjal për të gjithë ata që kanë dyshuar se ky mund të mos jetë momenti i duhur për një aventurë të dytë të tij me fanellën e torinezëve.

Te Juventusi presin që 6 vitet te Mançester Juanjtidi ta kenë pjekur edhe më francezin, që në këtë rikthim të dytë duhet të mbajë mbi shpatulla përgjegjësi shumë herë më të mëdha dhe të jetë ai lojtari që do të udhëheqë skuadrën krah veteranit Bonuçi. 8 milionë eurot që do të përfitojë në 3 vite shkojnë paralelisht me besimin që klubi italian ka tek ai, në një kohë kur Juventusi po kërkon të përforcohet në çdo drejtim dhe bashkë me të kërkon të sjellë në Torino dhe Angel di Marian, që ashtu si Pogba, është në skadencë kontrate me PSG-në.

DI MARIA

DI MARIA

Por nëse për Polin ka një datë, për Di Marian qershori do të jetë një periudhë e gjatë reflektimi pasi siç ka pohuar vetë ai “do të vendosë pas pushimeve”. Argjentinasi që dëshiron të kthehet në vendlindje pas 1 viti, është i pavendosur mbi ofertën 2-vjeçare të Juves me 7.5 milionë euro, ashtu si për opsionin tjetër që bardhezinjtë kanë propozuar: 1 vit kontratë, por me një pagë prej 6 milionë eurosh. Tani e gjitha është në dorën e Di Marias.

NISLI GJINI-Arena e Lajmit


Loading…

Juventusi reflekton mbi Di Marian dhe pret Pogbanë, ja data kur francezi pritet të zyrtarizojë të ardhmen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook