“Lajmi i shumëpritur”, Presidentja e KE: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria afër një marrëveshjeje, gati për hapin e radhës me Shqipërinë…

5454545

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në një njoftim të bërë në Twitter ka deklaruar se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë afër një marrëveshjeje.

“Komisioni Evropian është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane”, shkruan  ajo ndër të tjera.

“Telefonatë shumë e mirë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski. Lajmi i shumëpritur që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshjeje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet. Komisioni Evropian është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane“, pohon ajo.

“Lajmi i shumëpritur”, Presidentja e KE: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria afër një marrëveshjeje, gati për hapin e radhës me Shqipërinë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook