“Procesi hyri në binarë”, Xhaçka i përgjigjet PD-së në krah të Ramës: Nuk kemi fituar asnjë cm tokë publike, as unë as bashkëshorti im

Rama Me Xhacken

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, i përgjigjet akuzave të PD për pronat në bregdet. Në krah të kryeministrit Edi Rama, ministrja Xhaçka u shpreh se nuk ka përfituar asnjë centimetër tokë publike.

Më tej, ministrja thekson se i vjen mirë që procesi ka hyrë në binar institucional dhe do të presë institucionet që të flasin.

“Nëse ju do më thonit një cm tokë publike të fituar nga unë apo bashkëshorti im, patjetër do u jepja edhe përgjigjen nëse i kemi pasuritë e ndara apo të përbashkëta. Më vjen keq që ky spekulim i ngritur nga pak deputetë të opozitës, që ju ka humbur sensi politikë, të marrë vëmendjen që po merr sot, madje dhe në këtë konferencë shtypi që është mbledhur për gjëra shumë të rëndësishme.

Megjithatë, unë në respekt të opinionit publik e kam bërë të qartë qëndrimin tim. Më bëhet qejfi, ndryshe nga ky spekulim që u ngrit, që ky proces ka hyrë në binar institucional dhe do pres institucionet të flasin për cështjen dhe kam besim që do flasin ashtu sic duhet”, tha Xhaçka.

Arena e Lajmit

“Procesi hyri në binarë”, Xhaçka i përgjigjet PD-së në krah të Ramës: Nuk kemi fituar asnjë cm tokë publike, as unë as bashkëshorti im

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook